Altin Drimadha shpëtoi sërish, por USB-ja zbuloi gjithçka, Hoxha: Si u nis jahti me kokainë nga Brazili bashkë me studentë

schedule14:05 - 17 Qershor, 2022

schedule 14:05 - 17 Qershor, 2022

Altin Drimadha, i njohur si “baroni shqiptar i drogës” i ka shpëtuar sërish arrestimit në një operacion të fundit midis policisë braziliane dhe DEA-s amerikane. Pak ditë më parë u gjet një banesë e tij në Sao Paolo të Brazilit.

Në studion e ABC Live, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacioni ku u kap një sasi e madhe kokaine. Hoxha thotë se zbulimi erdhi pasi në banesën e Drimadhës u gjet një USB, e cila kishte të filmuar momentin kur droga ngarkohej në një jaht. Gazetari bën të ditur se grupi përveç stafit në jaht kishte edhe një grup studentësh, të cilët kishin fituar një bursë për të studiuar Mesdheun.

Lexo edhe: Depoja në Tiranë, Artan Hoxha: Ku u përdorën armët që modifikoheshin nga dy të rinjtë

Kokainë e fshehur në jaht kishte si denstinacion Australinë dhe do të pritej nga një tjetër shqiptar që drejton një bandë kriminale të trafikut atje. Jahti u ndalua nga autoritete portugeze.

“Gjatë kontrollit të kësaj banese, Altin Drimadha nuk është kapur. Gjatë kontrollit aty u gjetën armë. 312 dollarë, celularë që po përdoren dhe u gjet edhe një USB. Në të kishte një video me të cilën grupi kishte filmuar si kishte ngarkuar një sasi kokainë në një jaht. Kjo ishte provë që do t’ju çohej atyre që prisnin ngarkesën se si do ta gjenin kokainën.

Jahti quhet “Oqeanin pamfilo”. USB jepte të dhëna ku është fshehur ngarkesa. Autoritetet braziliane në bashkëpunim me DEA kërkuan një shtetas shqiptar që qëndron në Australi. Drejton një bandë atje dhe merr kokainën nga Amerika Latine. Personi tjetër nuk është dhënë emri, dyshimet janë që ai të jetë larguar midis Bolivisë dhe Brazilit.

Shqiptarët, jahtin e kishin marrë në Montecarlo. Përveç stafit kishin marrë një grup studentësh që studionin faunën e Mesdheut. Ata kishin lëvizur me këtë jahtin. Në Sao Paolo kishin marrë ngarkesën dhe ishin kthyer në drejtim të Evropës dhe nga andej do të lëvizte sërish jahti dhe do të shkonte në Australi. Ngarkesa kishte si destinacion Australinë. Pra ngarkesa që u ka në bazë në Brazil, Altin Drimadhës kishte destinacion Australinë. Autoritete njoftuan autoritete portugeze. Ndaluan persona, përfshirë edhe studentët. Në bazë të pamjëeve që kishin parë gjetën edhe kokainën ku ishte fshehur. U gjetën, armë, telefona dhe dollarë”, rrëfen Hoxha. g.v/abcnews.al