Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:11 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 07:11 - 7 Dhjetor, 2022

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin mbizotërimin të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë orëve të para të ditës, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme. Por në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë të mërkurës do të jetë nën ndikimin e temperaturave relativisht të larta dhe masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në pjesën më të madhe të ditës dominim të kthjellimeve. Por pasditja dhe mbrëmja do të theksojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në dominimi e vranësirave të shumta të cilat do sjellin reshje dëbore në gadishullin Skandinav dhe në Lindje të kontinentit. Por reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht dhe Qendra e kontinentit, ndërsa pjesa tjetër e Europës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të kenë vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Me mot të qëndrueshëm paraqitet Europa Jugperëndimore, pjesërisht Qendra e Ballkanit dhe Brigjet detit të Zi ku do ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash./Abcnews.al/