Alternime kthjellimesh dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

schedule07:05 - 26 Maj, 2020

schedule 07:05 - 26 Maj, 2020

Këtë të martë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje lokale shiu dhe stuhi.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  9/18°C

Zonat e ulëta  13/25°C

Zonat bregdetare 16/23°C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!