Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

schedule07:08 - 28 Maj, 2021

schedule 07:08 - 28 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të dominojnë në territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin verior.

Mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në Ekstremin Verior-Verilindor.

Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer sërisht motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë gjatë paradites dhe mesditës. Por pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe shira afatshkurtër, të cilët largohen gjatë mbrëmjes dhe natës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja dhe mbrëmja do të mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në territorin e MV. POR mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësin për shira të izoluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!