Alternativa e opozitës për sistemin zgjedhor? Flet Fatmir Mediu

schedule15:20 - 26 Mars, 2019

schedule 15:20 - 26 Mars, 2019

Opozita e ka fokusuar prej një muaji aksionin e saj në përpalljen me protesta të mazhorancës, që e quan ilegjitime. E nëse kjo është njëra anë e medaljes, tjetra, sipas aleatit Fatmir Mediu është prezantimi i alternatives, që përfshin edhe një sistem të ri zgjedhor.

Alternativën ekonomiko-sociale Partia Demokratike e ka shpalosur prej ndërtimit të saj me ndihmën e ekspertëve gjermanë të CDU-së së Merkel. Por  alternativa  e sistemit politik, edhe pse në thelb të devizës së aksionit opozitar për ndryshim sistemi dhe jo qeverie, duket se mbetet ende për t’u identifikuar.

“Ne kemi diskutuar me zotin Basha të marrim në analizë historinë elektorale dhe politike të së djathtës për të parë kush është sistemi më funksional që i jep forcë qytetarit dhe shpejt do të kemi një diskutim analitik për të dalë në një qëndrim”.

Një pjesë e këtij qëndrimi, e artikuluar shpesh herë si nga aleatët e demokratëve ashtu edhe nga kreu i këtyre të fundit Basha, mbetet ajo e listave të deputetëve.

“Duhet të krijojmë sistem parlamentar funksional ku qytetarët vendosin kush i përfaqëson. Në situatën ku jemi këto janë sekondare sepse kemi qeverinë kundër popullit të vet”.

Kur agjenda e opozitës së bashkuar për aksionin opozitar prej mbi një muaji parashikon protesta të vazhdueshme, mbetet i paqartë angazhimi faktik i saj në krijimin e asaj që vetë kryedemokrati Basha quan “pakt kombëtar për një Shqipëri ndryshe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!