Alo policia, më ka ikur gruaja! Telefonata e paprecedentë në Tepelenë

schedule12:34 - 5 Maj, 2022

schedule 12:34 - 5 Maj, 2022

Një 34 vjeçare prej 10 ditësh është larguar nga banesa e saj duke braktisur edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.M. 47 vjeç ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij nga banesa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat, Tepelenë, ku një 34 vjeçare është është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!