“Alo një i ri u rrëmbye”, reagon policia e Elbasanit

schedule23:10 - 27 Korrik, 2022

schedule 23:10 - 27 Korrik, 2022

Policia e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme në mes të qytetit ku ka patur një sherr me sende të forta mes dy grupe të rinjsh, ku dyshohet se pasi janë larguar nga vendngjarja, disa persona kanë rrëmbyer një të ri pa dëshirën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 22:20 kanë marrë një telefonatë në sallën operative ku ëhstë denoncuar një sherr masiv, si dhe rrëmbimi i një personi.

Policia është duke hetuar mbi ngjarjen, ndërkohë që po punon për të konfirmuar vërtetësinë e denoncimit, pasi deri në këto momente nuk ka asnjë denoncim për rrëmbim personi në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!