“Alo, Edi jam”, kreu i AKEP tregon pse u lejua mesazhi i zanor i Ramës gjatë karantinës

schedule12:57 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:57 - 9 Korrik, 2020

Kreu i Akep Tomi Frashëri ka treguar gjatë raportimit të tij nga foltorja e Kuvendit se pse e lejoi mesazhin zanor të kryeministrit Edi Rama përgjatë periudhës së karantinës.

Ai tha se duke qenë se pati një mungesë koordinimi mes institucioneve, kryeministri propozoi që ta bënte vetë ai mesazhin vokal, ndërsa shtoi se konteksti nuk është kompetencë e institucionit që ai drejton.

“Autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibiluar popullinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve.

Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën.

Kështu u gjet zgjidhja. Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore”, tha Frashëri./abcnews.al