Alma, shantazhuese seriale/ Padia e dy italianëve para një viti: Bëri video, na kërkoi para

schedule16:02 - 3 Korrik, 2023

schedule 16:02 - 3 Korrik, 2023

Alma Kaçi, vajza që xhirio videon erotike në zyrën e ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe që kërkoi një tender për sterilizimin e qenëve të rrugve, duket se ka perdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cileve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve. Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk ua ka këthyer. Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste.

Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte. Në të njëjtën kohë ajo I ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos, për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer . 40-vjeçarja thotë se pasi Colombo I dha paratë, I kërkoi në këmbim marëdhenie seksuale, por ajo e rrefuzoi. Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se I ka dhuruar 50 euro për qendrën e qenëve që ajo ka. Ajo pranon se ka patur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano, por gjithçka ka qënë për invetigimin që ajo po kryente.

Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për inferimeri, shkenca politike e mardhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë. Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka cuar ceshtjen ne gjykate. Edhe kjo ngjarje shton detaje te reja per alma kacin, e cila ka perdorur cdo mjet per te mashtruae e vjedhur me cdo mjet, kurth e mashtrim, te huaj, biznesmene e politikane. Në rast se ajo shpallet fajtore për akuzën e mahstriomit rrezikon deri në 5 vite burgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!