Allmuçën e mbajnë me zor, ka një kusht që të qëndrojë

schedule14:38 - 8 Tetor, 2019

schedule 14:38 - 8 Tetor, 2019

Dinamo e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin këtë sezon dhe rrezikon të humbasë edhe trajnerin Igli Allmuça nëse nuk merr rezultat pozitiv ndaj Erzenit. Sikurse njoftohet në faqen e klubit në “Instagram”, ish-mesfushori ka paraqitur dorëheqjen.

Drejtuesit e klubit kanë refuzuar, por e ardhmja e Allmuçës në krye të bluve nuk do të zgjasë shumë nëse nuk shkohet sa më shpejt te fitorja. Me Erzenin do të jetë një finale dhe Dinamo do bëjë maksimumin t’ia dalë me sukses.

Deri më tani në Kategorinë e Parë janë dy skuadra që kanë ndryshuar trajnerët. Erzeni zëvendësoi Gentian Begejën me Vladimir Gjonin, kurse Burreli duhet të gjejë pasuesin e Gentian Begejës. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B3W1OvWAeJ_/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!