Alket Hatija, gjykata e Durrësit merr në shqyrtim ekstradimin drejt Italisë

schedule14:10 - 3 Nëntor, 2017

schedule 14:10 - 3 Nëntor, 2017

Gjykata e Durrësit caktoi datën 22 nëntor për të marrë një vendim rreth Alket Hatisë, nëse ai do të ekstradohet ose jo për në Itali. Në seancën e parë në ngarkim të tij gjykata mori në shqyrtim çështjen.

Gjykata e Durrësit  mori në shyrtim çështjen  në ngarkim të Alket Hatijas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ne seancën e parë te zhvilluar prokurori njohu trupin gjykues me dosjen Hatija dhe kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë. I akuzuari Hatija, i shpalllur në kërkim u përfaqësua  nga avokati, i cili tha se ai e ka kryer dënimin për veprën penale që e kërkon drejtësia italiane dhe se nuk mund të dënohet dy here për të njëjtën vepër.   Pasi u njoh me kerkësen e prokurorit dhe pales mbrojtese gjyqtari i cështjes vendosi të shtyjë seancën me 22 nëntor me qëllim shqyrtimin e dokumentacionit.  Alket Hatija u arrestua më  8 korrik të ketij viti me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.  Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari   Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas  mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë.  Prokuroria e çoi cështjen në gjykatën e Apelit,  duke paraqitur si prove  edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese  “arrest me burg” për qëllime  ekstradimi.  Alket Hatija u arrestua për here të parë  në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramë heroinë në  Itali.  Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg.

 

https://youtu.be/i2ytpfeOMRU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!