Alizoti: Të shfuqizohet përjashtimi i Berishës, të hiqen blindat nga dyert e PD

schedule21:17 - 23 Mars, 2022

schedule 21:17 - 23 Mars, 2022

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka theksuar se ka propozuar aktin e shfuqizimit të përjashtimeve të demokratëve, përfshirë edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Bashkimi i demokrateve behet jo me retorike por me akte. Duhet shfuqizuar çdo përjashtim i demokrateve, përfshire edhe Berishën. Dubet të ndodhë çblindimi i dyerve. Të hapet sa më shpejt gara, askush te mos jete i përjashtuar te marr pjese”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë nisi në orën 19:00 dhe është diskutuar mbi situatën e brendshme në parti. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka propozuar që t’i kthehet normaliteti selisë blu, duke e “zhveshur” nga fortifikimi.

Ndërkohë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se kanë paraqitur mocion për debat ditën e nesërme në Parlament. Gjithashtu, Alibeaj ka thënë se duhet të jenë të gjithë së bashku për të menduar se cilat duhet të jenë hapat e sigurt që duhen bërë në parti.

/abcnews.al