Alizoti për korrigjimin e kufijve: Politikanët shqiptarë janë pazarexhinj

schedule08:10 - 9 Shtator, 2018

schedule 08:10 - 9 Shtator, 2018

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Tomor Alizoti, i ftuar në “Mbrëmje në ABC News” ka folur për vizitën e Aleksandër Vuçiç në Kosovë dhe për idenë e korrigjimit të kufijve. Sipas tij ideja për korrigjim kufiri mes Serbisë e Kosovës, është një ide proserbe, dhe që tregon paaftësinë e politikës shqiptare.

“Politikanët shqiptarë si në Kosovë dhe në Shqipëri janë pazarexhinj, që nuk punojnë për të mirën e kombit, por bëjnë pazare për interesa të vogla, në emër të kombit”-u shpreh Alizoti.

Ai theksoi se heshtja e qeverisë shqiptare, tregon se edhe ajo mund të jetë pjesë e pazarit për korrigjim të kufijve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!