Alizoti: Nëse do kisha marrë paratë nga Salianji, s’do kisha bërë kallëzim

schedule16:53 - 23 Shtator, 2019

schedule 16:53 - 23 Shtator, 2019

Edhe në seancën e kësaj të hëne, mbi atë që njihet si çështja Babale, i pandehuri Fredi Alizoti ka akuzuar ish-deputetin demokrat Ervin Salinji si planifikues të përgjimit me Albert Veliun.

Këtë të hënë, në Gjykatën Penale, ka vijuar marrja në pyetje e Fredi Alizotit, një nga 4 të pandehurit e asaj që njihet si çështja Babale, bashkë me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji e gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, të akuzuar për moskallëzim krimi, si dhe Albert Veliu. Alizoti, u është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Ervin Salianjt, Ledio Braho.

Alizoti ka deklaruar se Albert Veliu, është detyruar nga Ervin Salianji që të bënte intervistë, pasi duhet të ishte sa më e besueshme për publikun.  Avokati Ledio Braho e pyeti se cila ishte arsyeja që ai ka telefonuar disa herë Taulant Ballën dhe se kujt i referohej kur pyeste Drejtorin e Policisë së Fierit për shefin e madh.

Ledio Braho: Ishte e vërtetë që ke kontaktuar me Ballën?

Fredi Alizoti: Jo, jo! Në asnjë moment!

Gjykata ka vendosur që të thërrasë në seancën e ardhme ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashin, që të përballen me deklarimet e Fredi Alizotit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!