Analisti Tomorr Alizoti, foli në studion e “ABC” për procesin e integrimit të vendit.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Alizoti deklaroi se Shqipëria po prodhon më shumë probleme se çdo vend tjetër për integrimin.
Sipas tij deri më tani nuk është vënë re asnjë progres që t’i japë vendit “dritën jeshile”, ndërsa shtoi se Shqipëria ka penguar edhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE.
Gjithashtu Alizoti komentoi edhe aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa theksoi se Kosova ka nivel demokratik më të madh në krahasim me Shqipërinë, por gabimi i tyre sipas Alizotit ishte rendja drejt pushtetit dhe ndërtimit të shtetit.
Aktakuzat, ai i konsideroi tendencioze, pasi sipas Alizotit nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë.
“Kosova rendi pas pushtetit dhe jo pas ndërtimin të shtetit, por ky sulm është i papranueshëm sepse kushdo qoftë Thaçi, ai është politikan i rëndësishëm”, u shpreh ai./abcnews.al/

