Alizoti në ABC News: Veliaj logjikë minorene dhe amatoreske

schedule19:42 - 15 Tetor, 2018

schedule 19:42 - 15 Tetor, 2018

Ish diplomati Tomor Alizoti e ka cilësuar fjalimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për buxhetin të një logjike minorene dhe amatoreske, ndërsa dëgjimi i këtij fjalimi për të ishte një torturë.

“Kjo ka qenë pritja më e tmerrshme, sepse më duhet të dëgjoja dhe fjalimin e Zotit Veliaj një mendimtari madhështor me një logjikë minorene, amatoreske dhe mendo që do flasim tani për vendin e Kantit, Niçes, Shilerit dhe dëgjojmë një logjikë fëmijënore, infantile, e tmerrshme”.

I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News” për të folur mbi zgjedhjet në Bavari, ish-diplomatit iu desh të dëgjonte fjalimin e kreut të bashkisë së kryeqytetit me banorët e njësisë 8, për shkak të transmetimit direkt të televizionit ABC News.

“Sot më keni torturuar që kam dëgjuar një njeri kaq qesharak. Ndjesë për fjalorin, por më shtua më shumë gripi. Është më mirë të flasim për Bavarinë, sesa të dëgjosh fjalimin bombastik të një zotërie me pamje fëmije”– theksoi Alizoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!