“Alipashaida”/ Studiuesi Koçollari: Vepër e një niveli jashtëzakonisht të lartë, sjellë fakte reale për Ali Pashën

schedule09:17 - 2 Prill, 2024

schedule 09:17 - 2 Prill, 2024

Studouesi Irakli Koçollari ka sjellë nga greqishtja në shqip, poemën që Haxhi Shehreti shkruajti për Ali Pashë Tepelenën. Me “Alipashaidën” ai arrin t’i sjellë lexuesit shqiptar 9 mijë nga 10 mijë vargje, duke e plotësuar poemën me pjesë të panjohura për lexuesin vendas.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Koçollari e ka cilësuar si një poemë të një niveli jashtëzakonisht të lartë.

 “Është një poemë e një niveli jashtëzakonisht të lartë, është 16-rrokësh me rimën AA BB, ruan tonet siç i ruan poezia moderne dhe në kohët e sotme. Autori është jashtëzakonisht korrekt dhe një historian perfekt i të gjithë ngjarjeve të Ali Pashës”.

Më tej, ai ka thënë se kjo vepër sjellë një dimension real të Ali Pashës, të dhëna dhe fakte reale për këtë figurë.

“Kjo vepër sjellë një dimension real të Ali Pashës, sjellë të dhëna dhe fakte reale për këtë figurë. Ne deri tani në përgjithësi në opinione të varfra në vlera shkencore, ne kemi përsëritur të njëjtat gjëra që Ali Pasha një gjakpirës, një i pabesë dhe kjo është thjesht veçse se propaganda e perandorisë osmane dhe ajo do t’i thoshte këto për Ali Pashën, siç ka thënë dhe për Skënderbeun. Do t’i thoshte sepse Ali Pasha i kishte krijuar një nga problemet më të rënda perandorisë osmane. Është njeriu i cili filloi hapat e parë për shkëputje dhe sigurisht perandoria osmane i dinte, sepse ishte perandori e organizuar dhe kishte informacion të jashtëzakonshëm për të gjitha lëvizjet e Ali Pashës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!