Alimani: Trofeu i festivalit të Varshavës shpërblim për Minarollin

schedule16:27 - 22 Tetor, 2018

schedule 16:27 - 22 Tetor, 2018

Regjisori Bujar Alimani sapo është kthyer nga Festivali i Varshavës, ku me “Delegacionin” nisur nga i ndjeri Artan Minarolli rrëmbyen çmimin e madh të edicionit të 34 të filmit. Alimani në një intervistë për ABC News rrëfen emocionet e çmimit dhe e cilëson si një shpërblim për Tanin këtë trofe.

“Delegacioni” i filmit shqiptar kthehet krenar dhe me çmimin më të rëndësishëm marrë ndonjëherë nga kinemaja shqiptare vitet e fundit, me trofeun e 34 të Festivalit të Varshavës.

 Bujar Almiani, regjisor: “Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare është shtëpia jonë, është shtëpia e kineastëve, ashtu siçka qenë i gjithë ky ambjenti i kinostudios. Gjej rastin të falenderoj instuticionin tim që më mbështet, instuticionin kombëtar të kinematografisë dhe personalisht z.Ilir Butka, kryetarin e saj i cili ka qenë shumë aktiv dhe është vazhdimisht në përpjekjet tona për të bërë një kinematografi e cila konkuron denjësisht edhe në kinematë e botës”.

Filmi me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, u realizua nga kolegu i tij regjisori Bujar Alimani, i cili këtë shpërblim ia dedikon Tanit.

“Ndihesh nga ana humane që ti realizove ne sukses shumë të madh punën e një kolegu dhe së dyti një sukses të madh që nuk është vetëm i imi. Këtë e them pa asnjë lloj modestie, por e të gjithë kinematografisë shqiptare që po përpiqet të jetë prezente në botë. Pas çmimit, familjarët e Artan Minarollit kanë qenë jashtëzakonisht të ekzaltuar, nuk e prisnin kaq shuëm. Përpos faktit që ishte një punë  embetur, amanet i një kolegu përfundon kështu si përfundon, ose më saktë starton me këtë triumf kaq të madh.”

Tematika e filmit është mjaft aktuale. Në qendër të filmit  është një intelektual që nuk bëhet vegël e pushtetit, por reziston deri ne fund.

“Po është me aktual se kurrë. Kemi të bëjmë me një intelektual që nuk bëhet lojë dhe vegël e sistemit politik, nuk luan lojën e tyre, nuk shitet ma pak fjalë duke paguar edhe sakrificën kapitale. Edhe në Poloni ishte kështu, përmendje shpesh se çfarë po ndodh në Hungari me sistemet të cilat fillojnë dhe bëhen shumë autoritare derisa tejkalojnë cakun edhe nuk dijnë ku gjenden më dhe bëhen edhe të rrezikshme për njeriun. Në këto sisteme që ne pretendojmë që i kemi demokratike, prandaj them që filmi është shume aktual.”

Regjisori ka ardhur menjëherë në shtëpinë e kineastëve për të ndarë suksesin, por ai thotë se ky është një sukses i kinemasë shqiptare dhe jo vetëm i tij.

“Unë e mendova si një film totalisht timin. Pra kam një skenar në dorë dhe duhet të bëj një film ashtu sikurse e mendoj unë unë nuk u kufizova, nuk u futa në një grackë të tillë e cila do më vinte akoma më shumë në siklet. E lash veten totalisht të lirë për të bërë një skenar i cili ishte ky që ishte. Kishim dy nga të kasitit të ciët kishtë arritur Tani ti përzgjidhte dhe nuk ishte e gabuar sepse janë të mrekullueshëm në film dhe unë vijovz me personazhet e tjerë. Unë mund tu them p.sh. një fakt që shpesh luan rolin e sekretares së kooperativës aktorja Rovena Lule, e cila është si natyrë shumë e bukur dhe shumë e mirë dhe nuk doja të bija në grackën e trajtimit të atyre personazheve ashtu sikurse ne e kemi në kokë të një sekretareje kooperative e cila është e shëmtuar, e egër etj.. kështu që vendosa ti shkoj kundër perceptimit për atë periudhë.”

Megjithëse filmi shqiptar “Delegacioni” rrëmbeu çmimin e madh të Varshavës, më e rëndësishme për Alimanin është shija e publikut shqiptar, të cilit filmi i drejtohet.

“Pas kontakteve që ti bën me botën, kontakti që bën me njerëzit e tuqë flasin gjuhën tënde, për të cilët është shkruar filmi është i rëndësishëm.”

Pas premierës botërore në Varshavë, filmi do të jetë në Tiranë për publikun kryeqytetas me 3 nentor në festivalin ndërkombëtar TIF, për të vazhduar më pas në festivale të tjera të rëndësishme./abcnews.al