Alimadhi: Disa deputetë opozitarë kanë votuar në emër të kolegëve për ndryshimet kushtetuese

schedule10:21 - 30 Korrik, 2020

schedule 10:21 - 30 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi nga foltorja e Kuvendit tha se disa deputetë opozitar kanë votuar në emër të kolegëve të tyre, në listat ku shpreheshin pro ndryshimeve kushtetuese.

Ai i bëri thirrje kolegëve të tij që të jenë të qartë, ndërsa Kuvendi të publikojë listën në fjalë.

“Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Legjislativ, kam kërkuar që të shikohen firmat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Këtë shqetësim juridik por të rëndësishëm e kam ngritur në mbledhjen e përbashkët. Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore.

https://www.youtube.com/watch?v=vMYBgmWCvsY

S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese.

I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.