Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alienët mes nesh?! Dokumentet sekrete të Pentagonit, deklarata e Obamës dhe dëshmia tronditëse në studio: “I kam takuar, ja si janë…”

schedule11:59 - 23 Shkurt, 2026

schedule 11:59 - 23 Shkurt, 2026

Debati për jetën jashtëtokësore rikthehet fuqishëm në vëmendje pas raportimeve se Presidenti Donald Trump ka urdhëruar agjencitë federale të identifikojnë dokumentet mbi alienët dhe t’i hapin rrugë publikimit të dosjeve të vjetra të Pentagonit për UFO-t.

Interesi u shtua edhe pas deklaratave të Barack Obama, i cili pranoi se ka fenomene ajrore që nuk janë shpjeguar plotësisht.
Astrofizikanti Enkelejd Caca thekson se “NASA e ka deklaruar se nuk ka prova për jashtëtokësore që vizitojnë Tokën”, duke nënvizuar se jeta në univers mund të ekzistojë, por distancat gjigande dhe kufizimet teknologjike e bëjnë thuajse të pamundur një vizitë të tillë. Sipas tij, shumë raportime mund të lidhen me fenomene natyrore ose teknologji të paidentifikuara, por jo domosdoshmërisht me alienë.

Në krahun tjetër, njohësja e okultizmit Pranvera Xhafa deklaron se ka pasur kontakte me qenie jashtëtokësore. “Nuk janë si në Hollywood. Kanë dritë të fortë, nuk ua dallon dot fytyrën”, shprehet ajo, duke shtuar se bëhet fjalë për përvoja personale që ndodhin në “frekuenca të caktuara” dhe në gjendje të thellë qetësie shpirtërore.
Halucinacion apo realitet paralel? Xhafa beson se bota është e ndarë mes errësirës dhe dritës, dhe se qeniet jashtëtokësore mund të jenë të dy llojeve. Ndërsa shkenca kërkon prova konkrete, okultizmi flet për përjetime individuale.



Në fund të muajit shkurt, vëmendja do të jetë edhe në qiell, ku pritet “parada e planeteve” – rreshtimi i gjashtë planeteve njëkohësisht pas perëndimit të diellit, një spektakël që ndodh rrallë dhe që do të jetë pjesërisht i dukshëm me sy të lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!