Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj shpjegon në ABC News platformën e PD për ligjin antimafia

schedule19:35 - 24 Shtator, 2018

schedule 19:35 - 24 Shtator, 2018

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në studion e ABC News platformën e Partisë Demokratike për ligjin antimafia, i cili u bë publik sot nga Partia Demokratike, si shtylla e dytë e platformës së opozitës.

Alibeaj theksoi se platforma e demokratëve konsiston në ngritjen e një sistemi që kontrollon çdo lloj abuzimi me pushtetin.

“Ky është modeli britanik, ata kanë një organ i cili bën verifikime paraprake për çdo leje e autorizim.

Këto do t’i kenë në kompetencë agjencitë qeveritare. Do të jetë ajo agjenci që do filtrojë çdo lloj akti publik, do konstatojë nëse ka shkelje ligji minimale, kontrolluese të administratës.

Kemi një sërë institucionesh që sot janë të parakorduara të pagërshetuara dhe të dekurajuara. Thelbi është veprimtaria proaktive e të gjitha institucineve që do koordinohen pa u ndaluar për ligjin antimafia.

Ky ligj ka objekt edhe masat parandaluese konfiskim, Kryeministri i pari dhe të tjerët pas tij, po nuk deshi Kryeministri që të vidhet pasuria publike nuk ka për të ndodhur. Pjesa e dytë është e subjekteve që është oligarkia, është aleanca mes qeverisë, e përfituesve që shkon në 2.2 miliardë abuzime. Të dy do mbajnë përgjegjësi, që nëpunësit duhet të zbatojnë ligjin. E njëjta gjë për çdo person. Ne kërkojmë respektimin e  ligjshmërisë”.

Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike është gati për ta çuar në parlament Projektligjin për këtë çështje, por pret përgjigjen nga këshilli i legjislacionit për vettingun e politikanëve për të ndërmarrë edhe hapat e tjerë.

“Kjo është platforma që ka gati dhe projektligjin e hartuar nga opozita në bllok, së pari vettingu politik, platforma e PD për ligjin antimafia, çështja zgjedhore dhe çlirimi i krimit nga politika.

Hapi i dytë konsultimi i opztës me publikun. Këto nuk janë ide apo teka te opozitës, por sensibilitete të opinionit publik.

Do ta çoni në parlament?

Ne kemi çuar projektiligjin e parë, amendamenti kryesor vetingu në politikë, presim përgjigje pasnesër në këshillin e legjislacionit dhe presim një gjë, ta pranojnë. Ky është një hap për të përcaktuar sesi do vazhdohet me iniciativa të tjera”. 

Gjatë fjalës së tij deputeti Alibeaj ka shpjeguar edhe ndryshimin mes platformës së PD-së dhe ligjit antimafia të hartuar në 2009-ën, kur PD ishte në pushtet.

“Për të kuptuar ndryshimin. Ky ligj është miratuar në 2009 kur ishte PD në pushtet, kur krimi organizuar ishte sofisktuar. Krimi i organiziuar është shënuar në atë kohë që të merrte spunto procedura antimafia dhe duhej të realizohej një kusht paraprak, do të duhej të kishte indicie për kryerjen e një vepre penale, do të duhej të merrte spunto një procedim penal dhe i verifikimit antimafia. Sot ne kemi problem krimin e organizuar, paratë që nxjerr krimi i organizuar, abuzimi me pushtetin dhe paratë që dalin nga abuzimi me pushtetin, sot abuzohet me leje licence, kontate apo konçension. Ky është një ndryshim esencial. Ajo që ofrojmë sot nuk ka lidhje me procedimin penal a dënohen a jo personat përgjegjës. Sot mjafton vetëm një kusht që një leje, një koncension, një kontratë nëse është në kundërshtim me ligjin ka nisur dyshimi se nga kjo leje, kjo kontratë, licensë të kenë rrjedhur përfitime jo të ligjshme. Ligji në atë kohë ia jepte shtyrjen përpara të ligjit antimafia prokurorisë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!