Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shpallur sot vakancën për kreun e Grupit Parlamentar të PD.
Kështu “Rithemelimi” nuk e njeh më Enkelejd Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar demokrat.
Kujtojmë se edhe më parë Sali Berisha i ka kërkuar Alibeajt të tërhiqet pas përplasjeve që ka pasur me këtë të fundit.
“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi./abcnews.al/


