Alibeaj përplaset me Nikollën në Kuvend, deputeti: Shtyp butonin me dorën e atij që ke poshtë. Kryetarja: Shiko punën!

schedule10:32 - 21 Korrik, 2022

schedule 10:32 - 21 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Teksa Alibeaj i tregon Nikollës që të shtypë butonin nëse nuk i përmbahet procedurës, kryetara e Kuvendit i përgjigjet me tone të larta që të shikojë punën e tij, pasi nikolla di ta bëjë punën e saj.

Pjesë nga debati: 

Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.

Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.

Nikolla.: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.

Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë.  Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!