“Alibeaj me axhendë Rama-Basha”, a do e njohë vendimin e Apelit? Paloka: Nuk ka rëndësi, kanë vendosur delegatët

schedule14:21 - 12 Prill, 2022

schedule 14:21 - 12 Prill, 2022

Deputeti demokrat Edi Paloka, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ka hedhur akuza ndaj Enkelejd Alibeajt  duke thënë se ai po ndjek një axhendë të kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës.

Sipas Palokës, janë vetëm një grup i vogël deputetësh që janë të një mendimi me Alibeajn, pasi sipas tij pjesa tjetër mendon që PD duhet unifikuar.

“Ai që drejton grupin parlamentar e drejton me axhendën e Kongresit të PS., Alibeaj vjen gjoja për të folur për bashkimin dhe e fillon me axhendën që la Edi Rama në Kongres. Fjalët e tij të para ishin që Berisha është larguar, këta deputetë janë përjashtuar. Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat. Ne e pranuam pikërisht për të mos krijuar një klimë përçarëse dhe bëmë thirrje për bashkim. E pranuam për të tentuar bashkimin. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit I cili do të funksionojë deri ditën e Kuvendit të ardhshëm. Në grup ka vetëm 2-3 deputetë që ndjekin axhendën Basha-Rama. Të gjithë deputetët e tjerë kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës në PD”, tha Paloka.

Duke thënë se sot PD e drejton Komisioni i Rithemelimit, Edi Paloka u shpreh se të gjitha institucionet e PD do të zgjidhen në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

“Nuk parashikohet që deputetët të jenë anëtarë të këshillit Kombëtar. Do kërkojmë ndryshim më 30 prill që deputetët të jenë anëtarë.”

“Edhe në statutin që ka qenë nënkryetari i Partisë është edhe kryetari i Grup. Në Kuvendin e 30 prillit do të zgjidhen të gjithë organet. Është Alibeaj që e ka sjellë situatën në këtë pikë. Dhe jo vetëm po ecet në këtë axhendë të Edi Ramës por ka edhe veprime banale. Alibeaj pa pasur asnjë tagër pa e diskutuar. Ka bërë një numër të madh emërimesh që i takojnë grupit, me sekretar. Në Gjirokastër kemi vetëm një deputet dhe pa pyetur as zotin Shehu ka emëruar një sekretar që nuk ndihmon”u shpreh Paloka.

I pyetur nëse Apeli do të rrëzojë njohjen e ndryshimeve statuore të Kuvendit të 11 dhjetorit, Paloka u shpreh se e rëndësishme për të është ajo çka delegatët kanë vendosur.

“Nuk ka asnjë logjikë të rrëzohet vendimi i 4 mijë demokratëve. Vendimi e ka marrë delegatët. Për mua nuk kishte rëndësi as vendimi i shkallës së parë. Unë për vete vlerësoj demokratët. Jam bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit pa firmosur mbledhjen”.

“Ne nuk përjashtojmë njeri. Sigurisht kur ti ndjek axhendën e Edi Ramës nuk e bën dot në PD. Nuk ka rëndësi fare. Është Kuvendi i PD që vendos për çdo gjë” tha Paloka.

/abcnews.al/