Alibeaj mbledhje me 26 deputetë të Grupit Parlamentar për Presidentin, Sula: I ftuam të gjithë, “Rithemelimi” nuk pranoi

schedule12:58 - 19 Maj, 2022

schedule 12:58 - 19 Maj, 2022

“Enkelejd Alibeaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por pjesa e ‘Rithemelimit’, nuk ka pranuar.”

Kështu është shprehur deputeti Dashnor Sula, në një lidhje direkte nga selia blu me ABC Live sa i përket diskutimeve që po bëhen në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për president.

Në qëndrime të mbajtura që të mërkurën, Rithemelimi ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë vetëm parlamentare por edhe politike. Kjo sipas zotit Sula nuk qëndron pasi historikisht krerët e shtetit janë zgjedhur nga ligjvënësit.

“Falenderoj Grupin Parlamentar që është përfshirë në proces, dhe kryetarin Alibeaj. Ka qenë Konstant sa I përket pjesëmarrjes në diskutime. Më intereson si politikan dhe qytetar që ky proces të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Sot jemi mbledhur për të diskutuar procedurat. Alibeaj na informoi që ka kërkuar që të ishin të pranishëm të 59 deputetët të dalë nga 25 prilli, thirrje që nuk është pranuar nga Rithemelimi. Mendoj që kjo nuk është e drejtë, nuk ka dalë që të pyetet partia apo struktura, por është diskutuar brenda grupit parlamentar. Në 2012 ne e kemi marrë vesh në çastet e fundit kush ishte kandidati.”

Sula theksoi edhe një herë që opozita do të propozojë katër kandidatë nga të cilët do të dalë një i vetëm, që shtoi ai, mirë do të ishte të marrë aprovimin e opozitës dhe mazhorancës bashkë.

“Nëse do të dilet një kandidaturë të kalohet me firmat e mazhorancës dhe opozitës, që të kemi një rezultat me shumicë të cilësuar në raundin e dytë apo të tretë.”

Deputetët prezentë në mbledhjen e Grupit Parlamentar:

1.Andia Ulliri

2.Lindita Metaliaj

3.Merita Bakiu

4.Selaudin Jakupllari

5.Kastriot Piroli

6.Kreshnik Collaku

7.Ferdinant Xhaferri

8.Lefter Geshtenja

9.Saimir Korreshi

10.Dhurata Cupi

11.Gazment Bardhi

12.Bledion Nallbati

13.Oriola Pampuri

14.Xhelal Mziu

15.Jorida Tabaku

16.Eralda Tase

17.Dashnor Sula

18.Flamur Hoxha

19.Enkelejd Alibeaj

20.Arbi Agalliu

21.Gerta Bardeli

22.Zef Hila

23.Ramadan Lika

24. Ilda Dhori

25. Zheni Gjergji (online)

26. Emilia Koloqi (online)