Alibeaj i përgjigjet Ramës: Nuk do ta kesh asnjëherë votën tonë për ligje për individë të veçantë

schedule22:52 - 20 Tetor, 2022

schedule 22:52 - 20 Tetor, 2022

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Foltorja e Kuvendit ia bëri të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do ta ketë asnjëherë votën për ligje për individë të veçantë. Dhe nëse bëhet fjalë për interesa të qytetarëve shqiptarë, tha Alibeaj, vota e tyre do të jetë gjithmonë pro.

Alibeaj: Ne për të tilla ligje që i shërbejnë shoqërisë shqiptare si një nevojë që ajo do ta ketë, vota jonë është pro. Ama ligje me porosi, ligje për individë të veçantë, që nuk është asgjë tjetër veçse metodë e ish-sigurimit në demokraci, nuk do ta kesh asnjëherë. Ky është standardi dhe parimi që i qëndrojmë ne. Ka gjithmonë një interes më të madh, që është interesi i shqiptarëve. Për interesa të tilla ne votojmë. Do kemi sprova të tjera. Kjo është e para. Nëse është e suksesshme pjesa tjetër do kesh lustracionin, këtu do jemi dhe do shihemi./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!