Alibeaj ankimoi miratimin e “statutit të Berishës”, Apeli vendos datën kur do të shqyrtohet çështja për PD

schedule15:06 - 5 Tetor, 2022

schedule 15:06 - 5 Tetor, 2022

Gjykata e Apelit ka bërë sot të ditur se është caktuar data kur do të shqyrtohet çështja për Partinë Demokratike. Mesa bëhet e ditur, çështja e PD lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit të datës 18.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, do të gjykohet më 3 nëntor të këtij viti.

Gjykimi i çështjes do të nisë në orën 10:30 dhe trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

NJOFTIMI

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.”

Kujtojmë se disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë paraqitur një ditë më parë në Gjykatën e Apelit për t’u interesuar rreth ankimimit të bërë pas depozitimit të statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 17 korrik 2021.

Deputeti Dashnor Sula u shpreh se nëse nuk merret një vendim i formës së prerë sa më shpejt të jetë e mundur, kjo do të nënkuptonte se ka persona nga mazhoranca apo “aktorë të tjerë politikë” që janë të interesuar që kjo çështje të mos gjykohet në të ardhmen e afërt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!