Algoritmi që parashikon suksesin e yjeve të kinemasë

schedule19:00 - 23 Qershor, 2019

schedule 19:00 - 23 Qershor, 2019

Një grup studiuesish ka krijuar një sistem automatik që, duke analizuar miliona curriculum (CV), do të ishte në gjendje të parashikonte nëse karriera e një aktori duhet të arrijë kulmin e saj ose nëse është në zbritje.

“Studioni të kaluarën nëse doni të parashikoni të ardhmen”. Ndoshta as Konfuci nuk e imagjinonte që, 2.500 vjet më vonë, një algoritëm do të konfirmonte këtë bindje. Edhe më shumë nëse ai e kishte ditur se po flasim për karrierën e aktoreve dhe aktorëve të filmit . Studiuesit në Universitetin Queen Mary në Londër në fakt kanë zhvilluar një algoritëm që, duke analizuar kurrikulën, do të ishte në gjendje të parashikonte me një saktësi prej 85% nëse karriera e një aktoreje ose një aktori duhet ende që të shpërthejë apo është e destinuar të dështojë.

Karriera. Por në të vërtetë një pyetje që deri dje i ishte lënë intuitës më shumë, ose më pak fat agjentëve të spektaklit, sot mund të trajtohet nga një llogaritje matematikore bazuar në të mësuarit automatik? Shkencëtarët e Universitetit Queen Mary janë të sigurtë: duke analizuar profilet e më shumë se 2.4 milionë aktoreve dhe aktorëve që gjenden në Internet Movie Database (ose IMDb, faqja Amazon që ruan të dhëna dhe informacione mbi filma, seri televizive, aktorë, regjisorë etj.), kanë vërtetuar se suksesi dhe dështimi i një karriere fshehin një sërë konstantimesh ose karakteristikash të përsëritura.

Dhe identifikimi i tyre mund t’ju ndihmojë të parashikoni sesi do të jetë kursi i karrierës. Për shembull, është zbuluar se 7 nga 10 karriera në botën e kinemasë dhe të serive televizive janë jetëshkurtër.

Burrat dhe gratë. Duke analizuar miliona CV, studiuesit zbuluan se meshkujt kanë më shumë shanse për të mbajtur suksesin sesa gratë. Për më tepër, për aktorët meshkuj, statistikat tregojnë se është më e lehtë për të rimarrë veten nga një periudhë mungese nga ekranet, ndërsa për femrat  është më e vështirë, të cilat një ndalesë e gjatë ka shumë gjasa të shënojë rrugën e pashmangshme të perëndimit të diellit. Pastaj ekziston “teoria” e të ashtuquajturës viti i artë, ose ai në të cilin një yll kinemaje fiton numrin më të madh të angazhimeve. Studimi duket se konfirmon se shpesh kulmi i karrierës është i lidhur me fillimet e karrierës, veçanërisht kur flasim për gratë.

Parashikimi i suksesit. Pas marrjes në konsideratë të këtyre ndryshimeve, algoritmi i zhvilluar në laboratorët e Queen Mary do të parashikonte “trajektoren” e karrierës së njw ylli. Studimi thotë: “Duke ndërtuar një model të mësimit statistikor që parashikon pozicionin më produktiv të vitit, mund të themi, me saktësi deri në 85%, nëse karriera e aktorit ka arritur tashmë vitin më produktiv apo jo” .

Autorët e studimit paralajmërojnë edhe për mundësinë e surprizave. Veçanërisht kur flasim për aktorët me “periudha të gjata latente”, të cilat tregojnë kthime të vonuara: në këto raste “evolucioni i karrierës”, thuhet në studim, “është vështirë të parashikohet”. Shkurtimisht, përderisa algoritmi nuk përsoset, asgjë nuk është e detyrueshme. Dhe gjithashtu meteorët, në kuptimin që Treccani jep nga “njerëzit ose gjërat që karakterizohen nga cilësitë e jashtëzakonshme dhe nga shpejtësia e madhe me të cilën ato kalojnë ose zhduken”, mund të vazhdojnë të shpresojnë që bota e showbusiness do t’i kujtojë ato. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!