Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Algoritmet zhdukën kontekstin e protestës”/ Rama: Realiteti digjital ndikoi më shumë se protesta fizike

schedule14:03 - 1 Korrik, 2026

schedule 14:03 - 1 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një forumi europian për inovacionin dhe sipërmarrjen në Gjermani, u ndal edhe te protesta që po zhvillohet prej rreth një muaji në Tiranë.

Teksa foli për sfidat e teknologjisë, Rama mori shembull protestat në Shqipëri, për të treguar sesi realiteti digjital dhe algoritmet mund të zhdukin kontekstin e një proteste.

“Disa ditë më parë vendi im u njoh me një laborator. Revolucioni i Flamingove u shndërrua në një mesazh për mua si kryeministër, duke u përpjekur t’i kuptoj shqetësimet dhe ankthet që i sollën njerëzit atje. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri. Ajo që dua të them është se pas kësaj të mirës, erdhi e keqja, protesta u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeqë. Konteksti u zhduk.”



“Protesta online nuk po përshkruante protestën. Realiteti digjital u bë më shumë ndikues sesa protesta fizike. Demokracitë janë duke dëmtuar veten, sepse demokracitë… të mëdhatë, ende nuk kanë gjetur kurajon për të bërë dallimin mes lirisë së fjalës dhe lirisë së shpërndarjes. Çdo algoritëm nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, algoritmi thjesht mbyt gjithçka tjetër, përveç indinjatës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e sheh këtë protestë si një mesazh përtej mënyrës se si ajo pasqyrohet në rrjetet sociale dhe përfshirjes së aktorëve dashakeqë që e kanë prishur tubimin.

“E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri”, shtoi kryeministri.

Rama kujtoi gjithashtu se në të njëjtin bulevard ku sot zhvillohen tubime dhe protesta, në të shkuarën janë regjistruar edhe ngjarje tragjike, ku janë vrarë njerëz.

“Ka pjesë të transformimit të Shqipërisë, sepse kemi jetuar në një kohë që protestat nuk lejoheshin dhe erdhëm në një periudhë kur protestat u bënë të rrezikshme. Në të njëjtin bulevard ku flamingot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë… protestues që humbën jetët jo shumë kohë më parë”, shtoi kreu i qeverisë.

Në përfundim, teksa prezantoi asistenten virtuale “Diella”, Rama sqaroi se integrimi i inteligjencës artificiale në qeverisje nuk synon zëvendësimin e njerëzve, por forcimin e institucioneve dhe rritjen e transparencës.

“Shqipëria ka më shumë se 1 mijë shërbime digjitale. Me 95% të shërbimeve digjitale, qytetarët nuk kanë më nevojë të takojnë njerëz”, përfundoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!