Alexis Tsipras: Gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë

schedule10:38 - 28 Janar, 2018

schedule 10:38 - 28 Janar, 2018

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, i ka informuar drejtuesit politikë në Athinë mbi bisedimet që ka zhvilluar këto ditë me Shqipërinë e Maqedoninë.

Duke iu referuar bisedimeve me Shqipërinë, ai ka thënë se rruga tashmë është hapur për normalizimin e plotë dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne jemi të gatshëm, ka thënë Cipras, për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë, e cila do zgjidhë dallimet thelbësore dhe do çojë drejt nxitjes së negociatave të Shqipërisë për pranimin e saj në Bashkimin Europian”.

Cipras ka shtuar se “ një konsensus i gjerë politik duket se po krijohet për këtë çështje, të cilën unë e mirëpres.”

Cipras është shfaqur i kënaqur edhe nga bisedimet me Maqedoninë.

Sipas tij, lidershipi i ri politik maqedonas ka vullnet për të negociuar për një zgjidhje të reciproke të pranueshme për çështjen e emrit, një çështje që ka përcaktuar marrëdhëniet mes dy vendeve në 25 vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!