“Alert për prindërit, i frikshëm trafikimi i fëmijëve në rrjetet sociale”, Plaku: Duhet të jenë të kujdesshëm

schedule10:30 - 28 Shkurt, 2024

schedule 10:30 - 28 Shkurt, 2024

Ndonëse ka kaluar mbi dekada, mesazhi i veprës “Klithma e një nënë të marrë” për dramaturgun Odise Plaku mbetet po aq aktuale dhe në ditët e sotme.

Ai ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se kjo nënë është e fortë dhe jep mesazhe të forta universale. Sipas Plakut, ky alert për prindërit vazhdon dhe aktualisht, pasi trafikimi i fëmijëve në rrjetet sociale është i frikëshëm dhe për këtë duhet të bëjnë kujdes.

Me këtë vepër ne kemi arritur ta japim këtë mesazh, jo vetëm për të parë në skenë rolin e një aktoreje, por për të zgjuar gjerësisht ndërgjegjen e njerëzve, të opinionit të gjerë, për ta parë këtë dukuri dhe për të arritur që ne të marrim masat së pari parandaluese, më pas në pjesën tjetër luftuese. Mendova që kjo vepër që unë shkrova do të kishte një performancë një ose dy vjet dhe më pas do të kishim një realitet tjetër, por jo. Sot trafikimi ka ndërruar formë, ka ndërruar ngjyrë, paraqitet me të ashtuquajtura mjete moderne të komunikimit, trafikimi ndodh nëpërmjet një celulari, një rrjeti social, çdo ditë ne ndeshemi me informacione që në qendër të tyre kanë pikërisht këtë dukuri, përpjekjet për të joshur, duke filluar që nga fëmijët minorenë. Ndaj, prindërit duhet të jenë akoma më shumë të kujdesshëm. Regjisorja në një prenoncim tha: ‘Ne mendojmë se i kemi fëmijët tanë në shtëpi, por nuk e dimë se çfarë bëjnë ata me atë celularë që mbajnë në dorë’. Them se një stad të ri, që ka hyrë ky fenomen i shoqërisë sonë, ne duhet të kemi një alert në shkolla, në institucionet tona, të jemi akoma më shumë vigjilentë”, tha dramaturgu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!