Aleksander Vuçiç në rrezik, piloti shmang tragjedinë

schedule16:09 - 29 Janar, 2020

schedule 16:09 - 29 Janar, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përballur me probleme gjatë udhëtimit të tij me helikopter, kjo ka bërë që piloti të ndryshojë papritur kursin e fluturimit.

Shkak për këtë ndryshim të papritur kanë qënë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar pasi kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dendur.

Kështu që piloti i helikopterit ndryshoi papritmas drejtimin e avionit midis Mrkonjic Grad dhe Donji Vakuf.

Njoftimin për këtë ngjarje e ka dhënë vetë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Pak ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur, ndërroi jetë edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë. Ata u rrëzuan pasi piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Kratki predah uz vrhunsku cicvaru!

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!