Aleks Seitaj rrëfen si lindi ideja e ‘Vezires’: U frymëzova nga mamaja ime

schedule13:55 - 30 Qershor, 2020

schedule 13:55 - 30 Qershor, 2020

Xhesika Pollo dhe Aleks Seitaj folën në “Abc-ja e mëngjesit” për projektin ‘Albaneza’, një këngë parodi që është pëlqyer shumë. Xhesika tregoi si lindi ideja për të sjellë këtë projekt, duke thënë se nuk kishte për qëllim të ironizonte të tjerët, por që në fakt tregonte vështirësitë me të cilat përballen artistët.

“Kjo ka qenë në fakt thjesht humoristike më shumë, nuk është se ka patur shumë nota ironizimi aty brenda, sepse se kemi nisur këtë projekt që të thumbojnë njerëzit, por për qejf. Por ka një detaj që aty brenda kemi hedhur dhe pak hije sepse po e bëjmë vetë këtë gjënë, jemi artistë që nuk bëjmë shumë kompromisa dhe në fund të fundit dashur pa dashur ngelemi hallexhinj në sensin që nuk kemi asnjëherë atë feedbackun që meritojmë dhe nuk marrin shpërblimin në çfarëdo lloj aspekti që prapë meritojmë. Del një Halle G dhe bën namin pastaj nëpër dasma dhe taverna, kjo ka qenë ideja.”, tha Polo.

Seitaj, gjithashtu foli edhe për skeçet që ka realizuar dhe për karakterin e ‘Vezires’, duke treguar edhe motivin që e shtyu të vinte me një projekt të tillë.

Lidhjet me mamanë janë totalisht aksidentale. Erdhi mamaja ime që të më vizitonte dhe nga karantinë ngeli në shtëpinë time…dhe nga dita e gjashtë kur plasi sherri në shtëpi, si ta kanalizoja unë i shkreti këtë gjë. Kështu filloi videoja e parë. Kur vjen mami normalisht lëvizin gjërat. Ky ishte skeç i parë dhe sigurisht frymëzimi më i madh ishte mamaja ime.“, tha Seitaj.

Ai gjithashtu foli për vështirësitë që ka realizimi i këtyre videove, por tashmë falë bashkëpunimeve që ka arritur me disa kompani, Seitaj tha se do të vazhdojë të bëjë atë që dëshiron.

Ajo çfarë mua më pëlqen është që shumë kompani po më ndihmojnë mua që të prodhoj më shumë video, sepse në momentin që nuk jam mirë nga ana ekonomike sigurisht që do punoj edhe në call center apo diku tjetër është shumë ok. Por me bashkëpunimet që po bëj më ndihmojnë që të vazhdoj të bëj atë që unë dua të bëj dhe publiku im dëshiron të shikojë. “, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!