Alec Baldwin do të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia për incidentin e vitit 2021, kur në xhirimet e filmit Rust, ai qëlloi për vdekje regjisoren Halina Hutchins. Siç thuhet në raportin e NBC, gjykimi i çështjes do të fillojë në mes të nëntorit.
Prokurorja Carrie Morrissey dhe avokati mbrojtës i aktorit nuk kanë komentuar për momentin.
Baldwin fillimisht u akuzua për vrasje nga pakujdesia pasi arma me të cilën po provonte shpërtheu, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Aktori kishte thënë se nuk e ka tërhequr kurrë këmbëzën dhe në prill të këtij viti gjykata e ka rrëzuar akuzën, pasi “dolën të dhëna të reja për modifikimin e armës” .
Morrissey, në veçanti, kishte deklaruar në atë kohë se do të riekzaminonin armën dhe nëse ajo ishte funksionale, akuzat do të rivendoseshin. Testet e reja u bënë dhe një ekspert i pavarur konfirmoi FBI-në, duke arritur në të njëjtin përfundim: arma nuk do të qëllonte vetë, do ta bënte këtë vetëm nëse dikush tërhiqte këmbëzën./abcnews.al