Aleati i Putinit paralajmëron krijimin e një “aleance të re ushtarake” kundër SHBA-së

schedule12:11 - 23 Janar, 2023

schedule 12:11 - 23 Janar, 2023

Dmitry Medvedev ka paralajmëruar për krijimin e një aleance të re ushtarake anti-amerikane mes përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit dhe aleatëve të saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Aleati i tij Vladimir Putin ka adoptuar një retorikë të ashpër anti-perëndimore që nga fillimi i luftës, duke kërcënuar vazhdimisht Perëndimin.

Në një postim në Telegram ditën e djeshme, Medvedev nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë paralajmëroi se Moska mund të bashkojë forcat me vendet e tjera që kundërshtojnë hegjemoninë amerikane dhe të formojnë një aleancë ushtarake, e cila do të synojë dobësimin e Uashingtonit në skenën politike botërore.

Medvedev ka kritikuar SHBA-në për vendimin e saj për t’i dhënë Ukrainës armë më të fuqishme për t’i përdorur në vijën e frontit kundër forcave ruse, megjithëse SHBA-ja ende po i reziston shumë kërkesave të Volodymyr Zelensky, siç janë tanket Abrams.

Medvedev theksoi se SHBA ka “armë të mjaftueshme” për të dërguar në Ukrainë “në një përpjekje për të na rraskapitur ose shkatërruar”. Por ai paralajmëroi se një konflikt i zgjatur mund të dështojë, duke rezultuar në formimin e këtij koalicioni anti-amerikan.

“Në rast të një konflikti të zgjatur, në një moment apo një tjetër do të formohet një aleancë e re ushtarake,” ka shkruar Medvedev.

“Kjo ka ndodhur gjithmonë në historinë njerëzore gjatë luftërave të gjata. Dhe atëherë SHBA do të heqë dorë përfundimisht nga Europa e vjetër  dhe bota do të kthehet në normalitet.

Medvedev nuk dha detaje në lidhje me aleancën e supozuar anti-amerikane, cilat vende mund të bashkohen me të dhe cilat do të ishin qëllimet e saj përtej konfrontimit me SHBA.

Ka, sigurisht, disa vende që u bashkuan me Rusinë në mes të luftës në Ukrainë dhe konsiderohen rivalë të SHBA-së, si Koreja e Veriut, por edhe Kina.

Pakti i Varshavës, i krijuar nga BRSS dhe vende të tjera të Europës Lindore ishte një aleancë e tillë ushtarake antiperëndimore, por ajo u shpërbë në vitin 1991 dhe disa ish-anëtare si Hungaria dhe Polonia i janë bashkuar NATO-s.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!