Aleatët i kërkojnë Bashës një koalicion të ri opozitar, Shehi: Kemi mbi 100 mijë vota

schedule17:04 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:04 - 5 Shkurt, 2020

Propozimi i hartuar nga ekspertët zgjedhorë të Partisë Republikane dhe të mbështetur nga partitë e tjera të qendrës së djathtë tashmë është në tryezën e kreut të opozitës, Basha. Sipas kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi qëllimi është që forcat e djathta të marrin çdo votë që mbështetësin e tyre shkojnë për ta.

Partitë e vogla aleternative marrin 100 mijë vota. Është në të mirë të gjithë opozitës dhe në radhë të parë të gjithë PD-së”, thotë Shehi.

E gjithë filozofia e kësaj pune është që çdo parti të mbyllë këto, aq deputetë sa vota ka. Sot nuk ndodh kështu, por partia më e madhe brenda një grupimi, apo e dyta, merr edhe votatat e këtyre mbrapa”, shton Shehi.

Por pavarësisht dëshirës së tyre për tu grupuar në një koalicion të ri brenda koalicionin opozitar, Kodi Zgjedhor në nenin 65 të tij e pamundëson grupimin e partive brenda dy koalicioneve të ndryshme. Dhe për këtë partitë do të kërkojnë ndryshime në Kod dhe në ndihmën e KQZ-së.

Po mundohemi të përmirësojmë kodin t’i japë përafërsisht gjithësecilit aq sa ka. Pas 15 marsit ndoshta këto disktume s’kanë më vlerë sepse mbyllet kjo punë’, shprehet kreu i LZHK.

Do të jetë kryedemokratit Basha ai që do të duhet të dakordësojë dhe të vendosë formulën e saktë për të plotësuar kërkesat e aleatëve dhe maksimalizuar votën brenda koalicionit opozitar./abcnews.al