Teatri Kombëtar prej datës 24 korrik është në mbikëqyrje dhe ruajtje me tre turne nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Hyrja kryesore është e kyçur prej 2 vitesh. Tashmë ky holl do të hapë dyert me 2 nëntor për çeljen e ekspozitës së piktorit Avni Delvina. Organizatorja e këtij aktiviteti thotë se prej disa ditësh po punohet për t’i kthyer dinjitetin e merituar. Të dy hollet janë lyer dhe sistemuar.
Qëllimi kryesor është jo vetëm mirëmbajtja dhe mbrojtja nga shembja, por edhe rivitalizimi, përmes aktiviteteve kulturore në skenë thekson Kalaja.
Neritan Liçaj jep lajmin e mirë të përfshirjes së projektit Kombëtar në 14 projektet e Paraqitura në Europa Nostra. Ndërkohë që përfaqësuesit e aleancës janë kujdesur edhe për mirëmbajtjen e skenës rregullimit dhe larjen e ndenjësve si dhe sistemimin e dekoreve dhe rekuizitës në dy ambientet e vendruajtjes./ABC News Albania