Një pjesë e ultrasve të Feyenoord është gati të udhëtojë në Romë, ku është i ndaluar udhëtimi për tifozët holandezë për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Europa Leauge. Pas akteve të vandalizmit që datojnë në vitin 2015, dyshohet se disa qindra ultras do ta anashkalojnë ndalimin dhe tashmë janë raportuar për trena të mbushur me pasagjerë që do të kryejnë linjën Roterdam-Romë dhe shumë rezervime hotelesh nga banorët e qytetit holandez. “Kujdesuni për shatërvanët”, ka qenë një koment i shpeshtë në rrjetet sociale nga tifozët holandezë.
Situata për të garantuar rendin publik është e komplikuar, komisariati dhe prefektuara janë në gatishmëri maksimale dhe tashmë është vënë alarmi për këtë rast kju janë përfhsirë të paktën 1000 policë, shumica prej të cilëve do të jenë civilë të infiltruar. Gjithsesi, aksi i drejtpërdrejtë nuk do të jetë i vetmi që do të mbajë nën kontroll siç tregojnë fotot e disa tifozëve të Feyenoord tashmë të pranishëm në Napoli me ftesë të tifozëve blu të organizuar, me të cilët ka një “inat” me tifozët e Romës.
Frika më e madhe për hetuesit është se kjo aleancë mes ultrasve të Feyenoord dhe të Napolit do të çojë në një dërgesë të paautorizuar në kryeqytet në kuadër të ndeshjes së Europa League kundër Romës.
Për situatën foli edhe shefi i policisë, Lamberto Giannini: “Nuk ka asnjë shqetësim, ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze për të marrë informacionet e duhura. Kemi kontaktuar me Federalberghi, po bëhet gjithçka e nevojshme për të menaxhuar situatën. Këtë gjë do ta shohim në ditët në vijim, por këto janë situata që po marrin formë dita ditës. Mendoj se duhet kushtuar vëmendje sidomos të mërkurën. PRefektuara dhe policia po i kushtojnë vëmendje maksimale për të siguruar përforcime që do të jenë në gjendje të përballojnë gjithçka”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al