Dikur ishin Borg e McEnroe, më pas Sampras dhe Agassi. Më vonë treshja Federer-Nadal-Gjokoviç, ndërsa tani është era e Carlos Alcaraz dhe Janik Sinner si dominues të tenisit botëror.
Përkatësisht raketat numër një dhe dy, spanjolli dhe italiani kanë nisur sfidën në distancë në turneun e parë të madh Grand Slam të vitit, “Australian Open”.
Favoritë absolutë për të fituar trofeun në fushat e Melbourne, të dy tenistët kanë shpërblyer parashikimet, duke kaluar me lehtësi në raundet e para të turneut.
Carlos Alcaraz u kualifikua në 1/8 duke mundur 3-0 me sete francezin Mote.
Spanjolli humbio vetëm shtatë gejme, duke treguar edhe një herë se nuk do të dorëzohet në misionin për të fituar “Australian Open”, ku kampion në fuqi është rivali i tij më I madh, Janik Sinner.
Tenisti italian gjithashtu ka treguar forcën e tij në ndeshjet e para të turneut australian, duke konfirmuar se nuk do të lëshojë titullin.
Po ashtu, një tjetër triumf në fushat me terren të fortë me akrelik të Melburnit, do ta ndihmonte Janik Sinner edhe në një tjetër sfidë të madhe direkte me Alcaraz për raketën numër një të botës në tenisin për meshkuj./abcnews.al


