Albin Kurti zyrtarisht kryeministër, prioritet zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi

schedule12:52 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:52 - 4 Shkurt, 2020

Kosova tashmë prej ditës së djeshme ka koalicionin e ri qeverisës me në krye Albin Kurtin. Qeveria e re është në kuadër të marrëveshjes së arritur me LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Marrja e qeverisë me kryesimin e Albin Kurtit pritet që puna e qeverisë së Kosovës të jetë e vështirë.

Gazetarja e Abc News, Blerta Dalloshi Berisha raporton nga Prishtina se kryeministri i ri Albin Kurti menjëherë pas marrjes së detyrës ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar ku ka dhënë dhe porositë kryesore për të gjithë ministrat e kabinetit.

Kryeministri në Detyrë Ramush Haradinaj ndodhet në Amerikë dhe mandati kryeministrit të ri Albin Kurti është dorëzuar nga zv.kryeministri Behgjet Pacolli. Në mbledhjejn e parë të qeverisë ai e ka porositur kabinetin që ti lënë karriget dhe të zbresin te qytetarët. Ai është shprehur se duhet të punojnë bashkarisht pa dallime partiake,”tha gazetarja Dalloshi.

Gjithashtu nga Kosova gazetarja e ABC News bën me dije se prioriteti kryesori qeverisë Kurti është zhvillimi ekonomik ku parashikohen punësime, dialogu me Serbinë dhe bashkëpunimi rajonal.

Ndërkohë në lidhje me çështjen e dialogur Kosovë-Serbi, i cili mbetet një prioritet i veçantë te ndërkombëtarët duket se përkushtimi i qeverisë kurti do të jetë maksimal. Gazetarja Be ABC Neës nga Prishtina bën me dije se një fakt i tillë është mbështetur edhe nga kryediplomati Borell në takimin e tij me Albin Kurtin.

Kryediplomati Borreli e ka uruar qeverinë kurti dhe ka kërkuar që të bashkëpunojnë ngushte me qeverinë kurti. Taksa tashmë dihet se ka qenë dhe bllokuesja e dialogut mes Kosovës dhe Serbi. Kurti ka përmenduar se do të dialogojë dhe do të punojë për normalizimin e gjërave Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se do të dialogojë me serbët lokalë për të mësuar se çfarë i pengon ato”, tha Blerta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!