Albin Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

schedule09:11 - 3 Gusht, 2021

schedule 09:11 - 3 Gusht, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar mëngjesin e sotëm komunën e Suharekës e cila prej disa ditësh është përfshirë nga zjarret.

Kurti pasi ka mbajtur një takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me të kanë shkuar në fshatin Studençan për të parë nga afër situatën.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.

Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po përballet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.

Ministria e Bujqësisë ka ftuar të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe mobilizim në shuarjen e tyre.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7 për qind të territorit të Republikës së Kosovës. Zjarret në pyje, përveç masës drusore, rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!