Albin Kurti: SHBA mbesin partnerët, miqtë e aleatët tanë kryesorë

schedule15:22 - 15 Shkurt, 2023

schedule 15:22 - 15 Shkurt, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk e ka lexuar letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, dërguar me rastin e shtetësisë së Serbisë, drejtuar presidentit të këtij shteti fqinj, Aleksandar Vuçiç. Ndër të tjera në këtë letër, pretendohet se Biden nuk e përmend njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Kurti ka thënë se jo vetëm që ende nuk e ka lexuar, por edhe nuk është autor i saj. Megjithatë, ai tha se beson që SHBA vazhdon të jetë partner i Kosovës në shtetndërtim, zhvillim ekonomik e normalizim të raporteve me Serbinë.

“Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti.

“Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”.

Kryeministri po ashtu për serbët lokalë tha se kanë takime të vazhdueshme me ta, për t’i dëgjuar hallet e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!