Albin Kurti mesazh nga Shkodra: Politika të ndjekë vullnetin e qytetarëve për bashkimin

schedule21:21 - 16 Tetor, 2021

schedule 21:21 - 16 Tetor, 2021

Nga Shkodra ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Vllaznisë dhe Prishtinës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një deklaratë politike sa i takon raportit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai u shpreh se politika duhet të ndjekë vullnetin e qytetarëve të cilët në aspektin e bashkimit janë disa hapa para. Në lidhje me ndeshjen ai u shpreh se ajo është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë dhe më shumë se lojë, po për të njëjtën arsye.

“Është kënaqësi të jem sonte në Shkodër. Kjo që do shohim mes Vllazniës dhe Prishtinës është më pak se ndeshje se jemi bashkë dhe më shumë se lojë sepse jemi bashkë.

Besoj që te kjo fushë e bashkimit tonë populli është para politikës kështu që ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”, u shpreh Kurti. m.v/Abcnews.al