Albin Kurti kryeministër? Mediat serbe i rikujtojnë premtimet për heqjen e taksës

schedule11:50 - 7 Tetor, 2019

schedule 11:50 - 7 Tetor, 2019

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ndërsa e dyta u rendit partia Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo fitore është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat serbe, të cilat shkruajnë se Albin Kurti triumfoi në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë citojnë edhe pjesë nga fjala e tij, ku foli për mediat dhe para të pranishmëve në podiumin festiv gjatë orëve të vona në sheshin “Skënderbeu” në qytetin e Prishtinës.

“Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kurti deklaroi se nga sot ai do fillojë të punojë për krijimin e një qeverie të re me të si kryeministër”-shkruan B92.

Temë tjetër, e cila është trajtuar nga mediat serbe ka qenë edhe pjesa e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, lideri i Vetëvendosjes tha se si kryeministër i Kosovës, ai do të marrë përsipër përgjegjësitë që i përkasin sipas Kushtetutës.

Ndërkohë, “Blic.rs” rikthen në vëmendjen e publikut një premtim të Albin Kurtit në një intervistë për “Der Standard” ku ndër të tjera theksoi se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa priste reciprocitet nga Serbia për të paguar reparacionet e luftës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!