Pesë orët e takimit të mbrëmshëm me Edi Ramën, e kanë bërë Albin Kurtin, të harrojë të shkuarën e afërt, dhe të aktivizojë miqësinë e dikurshme me kryeministrin shqiptar.
Kandidati për kryeministër në Kosovë, lë mënjanë ndasitë e fundit me kryeministrin shqiptar.
Për liderin e Vetëvendosjes, mendimet e ndryshme mes tij dhe Edi Ramës nuk përkthehen në armiqësi.
Edhe pse Rama ishte një nga mbështetësit kryesor të Hashim Thaçit për diskutimin e shkëmbit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, nuk i njeh faj Edi Ramës, por tregon se kush drejton tani politikën e jashtme.
Tradita e dy qeverive tona do të vazhdojë, por Albin Kurti tregon kush do të jetë diferenca e lidershipit të tij.
Nuk është gati të thotë nëse do të pranojë kërkesën e Ramës për ministër shteti të përbashkët.
Teza e Ramës për një Shengen Ballkanik, nuk e bind.
Me përfundimin e numërimit të votave në Kosovë, Albin Kurti pritet të mandatohet nga Presidenti Thaçi për të krijuar qeverinë e re. /ABC News Albania 24/7