Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

schedule19:35 - 3 Prill, 2021

schedule 19:35 - 3 Prill, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra.  Kurti i ka përgëzuar ata për pozitën e re, duke iu uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod  Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!