Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

schedule13:56 - 14 Janar, 2023

schedule 13:56 - 14 Janar, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Nenad Stanojeviqin, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviqin, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Kosovës.

Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, i uroi ata për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq./KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!