Albi Mall Superliga/ Gjilani bën “poker” ndaj Fushë Kosovës, Hazrollaj shpëton Malishevën nga humbja

schedule21:36 - 6 Prill, 2024

schedule 21:36 - 6 Prill, 2024

Gjilani fitoi me “pokerin”, 4-0 duelin direkt të mbijetesës, në elitën e Albi Mall Superliga, ndaj skuadrë së Fushë Kosovës, ndërkohë që sfida Malisheva-Dukagjini u mbyll në barazimin, 1 me 1. Kjo është “pasqyra” e derimëtanishme e sfidave të javës së 28-të, të kampionatit të futbollit, në Kosovë, javë e cila përfundon pasditen e së dielës.

Skuadra e Mëzanit shënoi katër herë në pjesën e dytë, teksa Marko Roganovic, Oltion Bilalli dhe Senad Jarovic, ky i fundit me një dopietë ishin autorët e golave për Gjilanin, duke u ngjitur kështu në vendin e 7-të, të tabelës, me plot 30 pikë e deri më tani nuk rrezikojnë rënien nga kategoria.

Në krahun tjetër, Malisheva po garon për një biletë europiane, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Dukagjinit. Ekipi nga Klina kaloi në avantazh me anë të Altin Merlakut në pjesën e dytë, por vendasit evituan humbjen falë talenti Drilon Hazrollaj, me “fantazistin”, 20-vjeçar, që ktheu në gol një penallti 14 minuta përpara fundit, duke gjetur golin e 19-të sezonal në elitën e futbollit dardan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!