Albert Salihu, sipërmarrës i një restoranti të njohur në Gjermani/ Fotoja e shkrepur prej tij, pullë postare e Kosovës

schedule11:21 - 10 Janar, 2024

schedule 11:21 - 10 Janar, 2024

Në emisionin “ABC e mëngjesit”, Albert Salihu, ekonomist, fotograf e gastronom foli për pasionin dhe rrugëtimin e tij jashtë vendit.

Salihu tregoi se është diplomuar për ekonomi, por fotografia ishte pasion i tij që më pas iu kthyer në një profesion të dytë.

“Kam qenë në qendrën historike të Venecias, aty kam jetuar. Unë jam nga Medvegja, Lugina e Preshevës”, u shpreh ai.

Gjithashtu në këtë emision, ai tregoi edhe se fotoja e shkrepur prej tij, tashmë është pullë postare e Kosovës.

“Ishte një foto rastësore, motra ime e veshur me kostumin tradicional të zonës së Medvegjes. Unë e kam dëgjuar nga mediat se fotoja ishte bërë pulla e Postare e Kosovës dhe vazhdon të më bezdisë fakti që nuk kam mirënjohje. Kam dashur t’i futem gjyqit, por e di që Medvegja ka nevojë të promovohet. Por tashmë shijova foton e sime motre në çdo shkresë e letër postare”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste tregoi edhe se në Gjermani është edhe sipërmarrës i një restoranti të njohur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!