Alban Zusi: Tregu i Kinës është i vështirë për tu futur, nga ne ka shfrytëzuar vetëm lëndën e parë

schedule22:30 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:30 - 17 Qershor, 2021

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi këtë të enjte ka qenë i ftuar në Log. në ABC me gazetarin Endri Xhafo ku kanë diskutuar në lidhje me rolin ekonomik të Kinës në arenën ndërkombëtare dhe në vendin tonë.

Zusi në fjalën e tij është shprehur se kina është një vend që ka barriera tarifore  dhe nuk është korrekte me politikën tregtare.

Sipas tij tregu kinez është i vështirë për të hyrë dhe ndryshon shumë me strategjinë Evropiane dhe të vendeve të tjera.

Siç e thatë dhe ju kina dhe Greqia kanë krijuar grupimin 16 + 1 dhe në tetor të vitit 2020 është bërë me dije se Kina ishte duke aplikuar politika jo korrekte në lidhje me të gjithë vendet. Kina nuk kishte hapur asgjë në lidhje me këto vende. Nëse ne do bënim një analizë të thellë dhe në themel të kësaj është puna dhe talenti kinez, dhe pjesë e rëndësishme e kësaj është dhe jokorrekte të Kinës që aplikon me vendet anëtare. Barrierat tarifore është një element në kundërshtim me marrëveshjen. Për të futur mjaltin kroat në Kinë ministrja kroate tha se u është dashur tre vite, një shembull që është dhënë në konferencë dhe të gjithë ministrat thanë se kontrata duhet të jetë një autostratë me dy kalime.

Tregu kinez është më i vështiri për të hyrë, ne kemi parë sesi hyhet në tregjet evropiane praktikat që ndjek kina janë të tilla diskriminuese ndaj të tjerëve, ajo lejon importin nga një vend por jo nga të tjerët duke bërë klasifikime të pabaza dhe që krijojnë diferencime mes vendeve”, ka thënë kreu i Shoqatës së Eksportuesve.

Ndër të tjera ai ka folur dhe në lidhje me investimet kineze në vendin tonë, ku thekson se nuk ka asnjë industri që ka hapur vende pune por thjesht na ka shfrytëzuar dhe përdorur lëndën e parë.

Investimet kineze në Shqipëri  janë të një niveli të lartë në industri, sektorë dhe në aktivitete që nuk krijojnë vlerë të shtuar por me një të ardhur të garantuar, siç është rasti i aeroportit, shfrytëzimi i Petrolit apo minierat, por investimet kineze nuk kanë hyrë në industritë që krijojnë vende punë. Interesi i tyre ka qenë vetëm në shfrytëzimin e lëndëve të para dhe nuk kanë qenë dhe nuk po i shikojmë që të jenë të tilla që të impaktojnë nivelin e bizneseve të mesme. Përgjithësisht marrëdhënie tona me Kinën janë makineritë dhe produktet e gatshme dhe shumë shumë pak eksporte”, ka thënë Zusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!